Rahoveci i ‘hakmerret’ Prishtinës, dominon në ‘Mizahir Isma’

Rahoveci i ‘hakmerret’ Prishtinës, dominon në ‘Mizahir Isma’
22:07 | 29 Shtator 2019

Nënkampioni i sezonit të shkuar në Superligën e Kosovës në basketboll ka mposhtur kampionin në xhiron e parë të sezonit të ri.

Rahoveci ka fituar ndaj Prishtinës për t’iu “hakmarrë” për ndeshjen e Superkupës të cilën e fituan ‘Bardhekaltërit’ në mesjavë.

Në “Mizahir Isma”, Rahoveci fitoi 74:61 duke dominuar nga fillimi dhe duke treguar këtë sezon e ka seriozisht për titull.

Alo kroate Jure Guninja ishte më meritori në këtë ndeshje me 24 pikë e 12 kërcime. /Lajmi.net/ 

TAGS