Rakitic: Ekziston një dëshirë e madhe për ta mundur Liverpoolin

Rakitic: Ekziston një dëshirë e madhe për ta mundur Liverpoolin

Barcelona do të kërkojë fitoren në përballjen kundër Liverpoolit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma në ‘Camp Nou’.

Mesfushori Ivan Rakitic, ka deklaruar se Barcelona është përgatitur me një dëshirë të madhe për të fituar këtë përballje.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Liverpool zhvillohet ditën e mërkurë me fillim nga ora 21:00.

“Jemi përgatitur me një dëshirë të madhe për të fituar, do të jetë shumë e rëndësishme të shënojmë dhe të mos pranojmë gola”, ka deklaruar Rakitic, përcjell ‘lajmi.net’.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, ne do të duhet të luajmë mirë, të shënojmë gol, por të mos humbasim përqendrimin dhe të bëjmë kujdes pas, siç kemi bërë në ndeshjet e fundit”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS