Rakitic gjen skuadrën e re në Serie A, nuk është Inter

Rakitic gjen skuadrën e re në Serie A, nuk është Inter
11:59 | 29 Tetor 2019

Milani i bashkohet garës me Interin në kërkimin e mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic, pasi Ivan Gazidis tha se ata do të jenë në gjendje të “investojnë edhe në lojtarë me përvojë”.

Raportet në Itali po pretendojnë se kroati mund të jetë një objektiv për Milanin këtë janar, pasi duket se 31-vjeçari po kërkon një largim nga Katalunia.

Rakitic tashmë është lidhur vazhdimisht me një transferim në rivalët e tyre të qytetit Inter, duke vendosur një Derby della Madonnina intrigues në tregun e transferimeve, përcjell lajmi.net.

Calciomercato dhe La Gazzetta dello Sport po pretendojnë se mesfushori, i cili është kontraktuar me Barcën deri në qershor 2021, është një objektiv pasi ai nuk po luan rregullisht për ‘Blaugranët’.

“Unë do të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar këtë klub në rrugën e duhur”, tha Gazidis për La Gazzettal dello Sport. “Jam i bindur se do t’i arrijmë objektivat tona nëse punojmë së bashku në momentet e vështira”.

“Tani për tani, ne kemi ekipin më të ri në Serie A, por kjo nuk do të thotë se ne nuk do të investojmë në lojtarë me përvojë për të udhëhequr me të rinjtë”, vazhdoi ai. /Lajmi.net/ 

TAGS