Rakitic i thotë “PO” rivalit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve

Rakitic i thotë “PO” rivalit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
14:54 | 28 Gusht 2019

Ivan Rakitic pritet të largohet brenda javës nga Barcelona.

E ardhmja e Ivan Rakitic do të jetë larg Barcelonës.

E përditshmja franceze “Le Parisien” raporton se mesfushori kroat ka aprovuar transferimin në Paris Saint-Germain.

Rakitic pritet të largohet nga Camp Nou në javën e fundit të afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Ai së fundmi ishte përmendur edhe si objektiv i Juventusit në Serie A.

Mirëpo, tani raportohet se Rakitic mund të përdoret edhe si pjesë e ofertës së Barcelonës për transferimin e Neymarit nga Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/

TAGS