Rakitic ia mbyll dyert ekipeve të interesuara: Jam i lumtur te Barcelona  

Ivan Rakitic ka hedhur poshtë thashethemet që flasin për një lëvizje të mundshme te Interi ose tek ndonjë skuadër tjetër, duke këmbëngulur se Barcelona është e ‘përsosur’ për të.

Interi thuhet se ishte afër të mbyllte një marrëveshje për të nënshkruar me Rakitic për sezonin e ardhshëm.

Por, mesfushori kroat e bëri të qartë se ai nuk do të largohet nga Barcelona në drejtim të tyre por as tek ndonjë ekip tjetër nëse nuk detyrohet një largim nga klubi.

Lexo po ashtu:

“A jeni italian?”, u pyet fillimisht gazetari nga Rakitic në intervistën e tij me mediumin DAZN.

Ivan Rakitic (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Më pëlqen të jetoj në Spanjë. Për fat të keq nuk mund të kërkoj një pasaportë sepse unë tashmë kam dy”.

“Përndryshe unë do të kërkoj edhe një spanjolle sepse jam mirë këtu dhe jam i lumtur”.

Lexo po ashtu:

“Familja ime është e lumtur këtu dhe vajzat e mia po bëjnë mirë në Barcelonë sepse jemi afër Sevillas”.

“Prandaj, qëndrimi këtu është i përsosur për mua”, përfundoi kroati. /Telegrafi/

TAGS