Rakitic lojtar i Interit?

Rakitic lojtar i Interit?
9:10 | 12 Maj 2019

Inter janë afër mbylljes së marrëveshjes prej 50 milionë eurove me mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.

‘Zikaltërit’ janë të interesuar prej kohësh për mesfushorin kroat, të cilin e shohin si përforcim të mirë për sezonin e ardhshëm, për të sfiduar Juventusin që ka fituar titullin e tetë më radhë në Serie A.

31 vjeçari kroat po konsiderohet ai pikë kyçe e kësaj ambicie të Inter, që nga sezoni i ardhshëm pritet të ketë për trajner Antonio Conten, që do ta zëvendësojë Luciano Spallettin.

Rakitic do t’i kushtojë Interi 50 milionë euro, shkruan ‘Goal.com’, përcjell ‘lajmi.net’.

Ky sezon, është i pesti për Rakitic në fanellën e Barcelonës, që po përmbyllet me një trofe tjetër të La Ligas të fituar./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS