Rakitic: Më mirë të mos luaj askund se te Interi

Rakitic: Më mirë të mos luaj askund se te Interi

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka ironizuar me ofertën që klubi I Interit ka bërë drejt tij.

Duke folur përpara ndeshjes me Liverpoolin, mesfushori kroat nuk i shpëtoi pyetjeve të gazetarëve.

Rakitic konfirmoi besnikërinë ndaj ‘Blaugranasve’, duke thënë se nuk e ka ndërmend largimin.

‘’Vetëm nëse klubi ma kërkon të largohem, ndryshe nuk largohem nga këtu. Jam shumë i lumtur këtu, po kaloj çaste të mira me shokët e skuadrës’’.

‘’Interi? Më mirë askund se sa aty (qesh)’’, përfundoi mesfushori fantasist i Barçës.

Kujtojmë se Interi kërkoi edhe transferimin e kroatit tjetër, Luka Modric në verë, por mori përgjigje negative nga Reali. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS