Rakitic: Yjet e Barcës do të zgjohen nga gjumi me dhimbje koke

Rakitic: Yjet e Barcës do të zgjohen nga gjumi me dhimbje koke

Ylli i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka thënë se ndeshja kundër Liverpool nuk do t’i ndalojë shokët e skuadrës që të festojnë për titullin e kampionit në La Liga.

Mesfushori kroat ka thënë se yjet e skuadrës mund të zgjohen me dhimbje koke të dielën, pas festës me stil.

“Unë nuk do të gënjej, Unë kam pasur një birrë dhe doja të tjera” kishte thënë lojtari pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Ne kemi pasur një ditë pushim (sot) dhe kur zgjohemi në mëngjes, mund të kemi pasur dhembje koke. Por, pas asaj, ne do të mendojmë për Ligën e Kampionëve” ka thënë tutje mesfushori kroat.

Trajneri i skuadrës, Ernesto Valverde nuk ka pasur problem me lojtarët që kanë festuar për triumfin në La Liga.

Kjo ishte hera e 26-të që Barcelona është shpallur kampionë në La Liga dhe njëkohësisht ishte hera e dytë radhazi.

Gjithashtu, për të kujtuar dominimin e Barcelonës në La Liga, kujtojmë se ata kanë triumfuar në tetë nga 11 kampionatet e fundit. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS