Rama: Dhimbje e respekt i thellë për efektivin e Forcave të Armatosura, Zafire Hasanaj

Rama: Dhimbje e respekt i thellë për efektivin e Forcave të Armatosura, Zafire Hasanaj

Pas njoftimit se efektivja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Zarife Hasanaj ka humbur jetën pas shpërthimit të një mine në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Në një status në Twitter Rama shpreh ngushëllimet për familjarët.

“Dhimbje e respekt i thellë për efektivin e Forcave të Armatosura, Zafire Hasanaj, e cila ra në krye të detyrës gjatë një misioni të NATO-s në Letoni, ku u plagosën dhe dy efektivë të tjerë! Ngushëllime familjes, të afërmve e miqve të Zafires dhe qoftë i përjetshëm kujtimi i saj”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

TAGS