Rama e paditi në gjykatën gjermane, reagon gazetari: Pse? Çfarë kam bërë?

Rama e paditi në gjykatën gjermane, reagon gazetari: Pse? Çfarë kam bërë?

Pas padisë që kryeministri shqiptar Edi Rama i bëri gazetarit gjerman Peter Tiede, ka ardhur reagimi edhe nga vetë gazetari. Tiede, pyet Ramën, pse e ka paditur apo për publikimin e audio-përgjimeve të vërteta të BILD.

“Dhe pse më akuzoni ju mua? Për publikimin e vërtetë të audi0-përgjimeve të BILD.-pyet Tiede Ramën. 

Komenti i Tiede te Rama

Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama i ka dhënë prokurën avokatit të tij gjerman Matthias Prinz për ta përfaqësuar në veprimet për procesin ndaj gazetarit të BILD, Peter Tiede.

Rama vendosi të padiste gazetarin gjerman Peter Tiede më 17 qershor, pikërisht ditën që ai publikoi përgjime të reja lidhur me dosjen 184, ku ishin të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të PS-së. Përveç Ramës, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor pasi përgjimet e dy dosjeve 184 dhe 339 të publikuara nga Tiede janë në hetim.