Rama: Meta kërkon të vrasë zgjedhjet, më akuzon mua se kam provokuar konflikt civil

Rama: Meta kërkon të vrasë zgjedhjet, më akuzon mua se kam provokuar konflikt civil

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në parlament sulmoi ashpër Presidentin, Ilir Meta se po pengon shqiptarët të shkojnë të ushtrojnë të drejtën e votës.

Rama u shpreh se Presidenti vendosi të vrasë zgjedhjet dhe së bashku me opozitën ta akuzojnë se ka provokuar një konflikt civil.

“Presidenti duke fluturuar përtej kufirit të imagjinatës, u vendos për të vrarë zgjedhjet, dhe pse ne xhanëm se shfrytëzuam këtë për të ndaluar fushatën, dhe për të pritur ditën kur do t’i mbushej mendja partive të Ilirit dhe Saliut për të hyrë në zgjedhje. Po bëhet përpjekje e madhe kanal më kanal, portal më portal, për të ma faturuar mua përgjegjësinë, e madje deri për një qëllim të fshehtë e djallëzor për të provokuar një konflikt civil në Shqipëri. Po ia nis me një pyetje. Sa të lidhur me interesat e një grushti njerëzish, aq edhe të pandarë nga interesat e tyre.

Sa të jem unë i pabindshëm se kjo nuk është koha për kompromis por për zgjedhje më 30 qershor. Në rang vendi ne kemi 75% të vendit. Kemi mbështetje solide, të palëkundur. Qeveria ka probleme, turizmi dëmtohet, ekonomia, besimi i investitorëve. Qetësimi i situatës duke përdorur çdekretimin, duket si gjëja më e thjeshtë. Po përse të kem një dhimbje koke, kur s’kam asnjë lloj interesi të ngushtë e pragmatist. Të kthehem në pengesë për qetësimin e situatës dhe asnjë pengesë në rrugën e qeverisjes, nëse zgjedhjet shtyhen edhe në pafundësi. Nëse do të isha i shqetësuar për karrigen do të isha i pari që do të hidhesha përpjetë që presidenti lëshoi një re nga pantallonat. E quaja gjenialitet politik dhe thoja bravo zoti president dhe punë e madhe se nisëm fushatën. Firma juaj na e hoqi dhimbjen e kokës. Dhe hajdeni se këtu jemi, i bëjmë zgjedhjet kur të jenë gjërat siç doni. Dilja si burrë i urtë e i pafajshëm”, tha Rama.