Rama- Metës: Në what’s app e ka popullin? Presidenca: Gruaja e Bilalit do takohet shpejt me popullin!

Rama- Metës: Në what’s app e ka popullin? Presidenca: Gruaja e Bilalit do takohet shpejt me popullin!

“Para së të më shkarkojnë mua, do i shkarkoj unë me popullin”

Ishte kjo deklarata e djeshme e Presidentit Ilir Meta, i cili hodhi akuza të rënda drejt qeverisë dhe kryeministrit, të cilin e etiketoi si njeriun që po shkatërron shtetin dhe demokracinë e vendit.

Këtë mbrëmje në intervistë për Real Story, Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me këto deklarata, duke e ironizuar Metën si dhe duke shkëmbyer batuta me të pranishmit.

REPLIKAT:

Lela: Presidenti ka thënë se Parlamenti do vetëshpërndahet?Rama: Fallxhorët i ka Presidenti, unë nuk hedh fall. Nuk kam asnjë surprizë, nga Presidenti pres gjithçka, nuk çuditem fare. Edhe sikur të deklarojë mbylljen e gjithë kufijve.
Gjekmarkaj: Është më i miri…
Rama: Më i miri i mundshëm për opozitën, për Shqipërinë jo fatkeqësisht.
Balla: Parlamentin e shpërndan populli, thotë Meta..
Rama: Ku e ka popullin ky, në Whatsapp? Tani të lutem, është shumë më i rëndësishëm Zaho dhe ditëlindja e vajzës, sesa kjo temë.

REAGIMI I PRESIDENCES

Por nuk ka munguar dhe reagimi i Presidencës mbi deklarimet e kësaj mbrëmje. Përmes një statusi në rrjetin social, zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi, i është referuar Ramës si ‘gruaja e Bilalit’, duke deklaruar se kryeministri shumë shpejt do të takohet me popullin./Express