Rama-pedagogëve: Mos më detyroni të bashkohem me studentët kundër jush!

Rama-pedagogëve: Mos më detyroni të bashkohem me studentët kundër jush!

Kryeministri Edi Rama u tregua i ashpër sot me pedagogët duke i bërë përgjegjës për plagjiaturat në doktoraturat dhe punimet shkencore. Gjatë diskutimit për Paktin e Universitetit, ai merr fjalën dhe i drejtohet një pedagogeje që kërkoi informacion nga ministrja Shahini se çfarë parashikon dokumenti i ri për vetingun e doktoraturave.

Rama tha se pedagogët duhet të shkojnë në mësim qoftë edhe për një student të vetëm. Po kështu ai tha se pedagogët duhet të shprehen qartë se çfarë po kërkojnë. Ai nuk la pedagogen të ndërhynte duke i thënë “mund të dalësh edhe jashtë”.

Reagimi i Ramës:

Më falni po dua të ndërhyj. Po ju i dëgjoni studentet? Çfarë do bëni ju me doktoraturat? Refuzoni mësim për të bërë presion. Ligji i arsimit të lartë ju ngarkon ju, por meqenëse nuk i keni bërë, i merr përsipër qeveria. Këta (student) janë fëmijët tanë, nuk bëjmë ping-ping me çështjen e tyre, në një beteje publike komptencash. Ju duhet të kishit bërë transparence me titujt dhe u thoni studenteve të vërtetën: Doni apo nuk doni?

Ligjin e arsimit të lartë e kontestoni në mënyrë të padrejtë. Ju kërkoni liri por nuk merrni përgjegjësi. Merreni përgjegjësinë dhe na thoni ca doni nga ne. Mos më detyroni të bashkohem unë me studentet përballë jush. Bëhuni bashkë dhe ndajeni këtë pikë….

(Kërkon të replikojë pedagogia)

Rama: Të drejtën për të ndërprerë njerëz në sallë ta harroni, se del dhe jashtë se këtu jemi për të dëgjuar! /Telegrafi/

TAGS