Rama reagon për Teatrin: Debat i stërlodhur, pa asnjë vlerë dhe kuptim

Rama reagon për Teatrin: Debat i stërlodhur, pa asnjë vlerë dhe kuptim

Edhe pse jo ne mënyrë direkte, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për përplasjen mes artistëve dhe ministrisë së Kulturës për Teatrin Kombëtar.

Vendimi për ndryshimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka ngjallur debat të fortë, jo vetëm tek artistët, por edhe vetë qytetarët.

Njëri prej tyre e pyet kreun e qeverisë në Facebook nëse i ka dëgjuar fjalët e tyre pas këtij vendimi nga Ministria e Kulturës.

Por Rama thotë se debati për të mbrojtur godinën e rrënuar të teatrit, është pa asnjë vlere e asnjë kuptim sot.

Qytetari: “E degjove Robert Ndreniken Edo? Po Bujar Asqeriun? Folen nga plasja shpirtit…keshtu jemi pothuaj te gjithe,edhe pse te japim voten qe te mos fitoje me ai Qoftelargu!”

Rama: Jo Andi nuk i kam degjuar dhe nuk e di cfare plasje kane, po di qe debati per te mbrojtur godinen e rrenuar teatrit, eshte nje debat i stervjeter, i sterlodhur dhe pa asnje vlere e asnje kuptim sot! Sa ka bere qeveria ime per teatrot, muzetë, stadiumet ne vetem 4 vjet nuk i kane bere te gjitha qeverite bashke ne 25 vjet! Nuk mjaftojnë? Aspak. Por ama leksione te asnjë lloji s’na jep dot askush dhe ne keto kater vjet do bejme ende me shume, perfshire edhe Teatrin e Ri Kombetar, duan s’duan ata qe s’dine cfare duan!