Rama: S’jam i pagabueshëm, korrupsioni është edhe brenda nesh

Rama: S’jam i pagabueshëm, korrupsioni është edhe brenda nesh

Kryeministri Edi Rama duke folur para kandidatëve të PS për 61 Bashkitë e vendit, foli edhe për kërkesën e opozitës që ai të largohet nga drejtimi i qeverisë, duke e rrëzuar kategorikisht këtë pretendim.

“Nga kjo detyrë iket vetëm kur ta kërkojnë ata që të kanë dhënë detyrën, me votë, në zgjedhje, apo si përfaqësues të popullit në Kuvend”, tha kryeministri Rama.

Më tej ai shtoi se nuk pretendon se është i pagabueshëm, por as nuk ka ndërmend të largohet pa mbyllur luftën e nisur bashkë me ata që e besojnë në shumë drejtime për të ardhmen e vendit, transmeton tch.

“Unë nuk rri se më gënjen mendja se jam i pagabueshëm, apo s’kam bërë gabime, apo se gjithçka po shkon vaj, as se njerëzit nuk paguajnë nën dorë, se rrogat janë rritur, se shqiptarët po kthehen nga jashtë dhe se jeta është fushë me lule. Në çdo drejtim nisur së bashku me ju dhe ata që na besojnë, kemi nisur një luftë që nuk ka shans ta lëmë në mes, luftë që po e shoh se korrupsioni është edhe brenda nesh”, ka thënë ai.

TAGS