Rama: Vangjush Dako ka qenë, është dhe do jetë miku im, edhe sikur nesër të shkojë në burg

Rama: Vangjush Dako ka qenë, është dhe do jetë miku im, edhe sikur nesër të shkojë në burg

Në studion e “Opinion”, kryeministri Rama u pyet në lidhje me ish- kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako i cili është shpallur non- grata nga SHBA-të, por që edhe pas tërmetit të 26 nëntorit ka qenë në krah të kreut të ekzekutivit.

Por Rama edhe këtë herë i doli në krah Dakos.

“Po e them troç, Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të mbetet miku im. Mua nuk më dikton Departamenti Amerikan i Shtetit se kë të kem mik.

Ai do jetë miku im edhe sikur nesër të shkojë në burg”, u përgjigj Rama.