Rami Malek shpallet aktori më i mirë në rol kryesor

Rami Malek është shpallur aktori më i mirë në rolin kryesor në edicionin e 91-të të Academy Awards për rolin e tij në filmin “Bohemian Rhapsody”.

Në filmin biografik për Freddie Mercuryn, aktori amerikan e portretizoi këngëtarin legjendar të rok bendit britanik, “Queen”.

Rami Malek fitoi çmimin Oscar si aktori më i mirë në rol kryesor (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Filmi përcjell jetën e këngëtarin nga momentin kur i bashkohet grupit në vitet e shtatëdhjeta e deri në performancën e paharruar në Live Aid të vitit 1985.

Lexo po ashtu:

Bryan Singer e ka bërë regjinë e filmit me skenar të Anthony McCarten, ndërsa producentë janë Graham King dhe menaxheri i “Queen”, Jim Beach.

Krahas Malek, në “Bohemian Rhapsody” luajnë edhe Lucy Boynton, Gwilym Lee, Ben Hardy, Joe Mazzello, Aidan Gillen, Tom Hollander, Allen Leech e Mike Myers. Anëtarët e “Queen”, Brian May dhe Roger Taylor kanë dnihmuar si këshilltarë kreativë dhe muzikore.

Këta ishin aktorët e nominuar në këtë kategori:

Christian Bale, Vice

Bradley Cooper, A Star is Born

Willem Dafoe, At Eternity’s Gate

Rami Malek, Bohemian Rhapsody

Viggo Mortensen, Green Book

/Telegrafi/

TAGS