Ramsey pritet t’i kryej gjatë ditës testet mjekësore te Juventusi

Mediat italiane raportojnë se Aaron Ramsey do t’i nënshtrohet sot (e diel) në Londër testeve mjekësore te Juventusi, pasi mesfushori i Arsenalit mund të nënshkruhet si transferim i lirë me një pagë prej 7.5 milionë euro në vit.

Kontrata e mesfushorit nga Uellsit me londinezët do të përfundojë në muajin qershor, që do të thotë se ai është i lirë të vendosë lapsin mbi letër për një klub tjetër për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediumeve La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport, përfaqësuesit e Juventusit janë në Londër sot (e diel) dhe do të përfundojnë në fshehtësi testet mjekësore të Ramseyt.

Lexo po ashtu:

Kjo është vetëm pjesa e parë e testeve mjekësore, me pjesën tjetër që thuhet se do të bëhet në Torino në një datë të mëvonshme.

Kjo procedurë e njëjtë u ndoq edhe kur nënshkruan me Sami Khedira nga Real Madridi dhe Emre Can nga Liverpooli, si lojtarë të lirë.

Ramsey pastaj do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare të dakorduar me vlerë 6.5 milionë euro në vit plus gjysmë milioni euro shtesë në bonuse nëse ai luan 50 për qind të të gjitha ndeshjeve të atij sezoni.

Lexo po ashtu:

Në rast së mesfushori uellsian luan 70 për qind të ndeshjeve atëherë ai do të marr bonuse prej 1.5 milionë euro dhe rroga do t’i shkojë deri në tetë milionë.

Agjenti i tij thuhet se do të paguhet plot nëntë milionë euro nga Juventusi për arritjen e marrëveshjes me klientin e tij. /Telegrafi/

TAGS