Raporti/ Dështon Vettingu në Policinë e Shtetit

Raporti/ Dështon Vettingu në Policinë e Shtetit

Raporti i Monitorimit të Procesit të Vetingut në Polici 2020 konstaton një mori problemesh sa i takon procesit të filtrimit të uniformave blu.
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim ka publikuar raportin vjetor për procesin e zbatimit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA)

Ky raport vjetor monitorimi mbështetet në informacionin dhe të dhënat e mbledhura nga dokumente dhe raporte zyrtare e administrative, inputin e intervistave të thelluara me përfaqësues të institucioneve dhe grupeve të interesit, si dhe rezultatet e monitorimit të drejtpërdrejtë të seancave të vlerësimit, të realizuara nga IDM-ja gjatë periudhës nëntor 2019 – mars 2020.

Sipas këtij raporti, procesi ka ecur me ritme të ngadalta si në aspektin ngritjes së strukturave të vetingut ashtu edhe në vlerësimin e subjekteve. Aktualisht janë vlerësuar rreth 16% të subjekteve të shortlistuara.

Ndërkohë, mbështetja institucionale për funksionimin e KJV është e pamjaftueshme për të siguruar mbarëvajtjen efektive të procesit.

Sipas IDM, interesi i ulët i publikut dhe i grupeve të interesit për të mbikëqyrur këtë proces ka luhatur besimin e publikut ndaj tij.

Transferimi i vetingut drejt një strukture të qëndrueshme institucionale si ajo e SHCBA-se, nuk ofron garanci të mjaftueshme për të siguruar objektivitetin dhe pavarësinë e procesit, si dhe institucionet e angazhuara në procesin e vetingut dhe strukturat zbatuese të tij nuk sigurojnë transparencë të lartë dhe gjithëpërfshirje të plotë të publikut dhe grupeve të interesit në këtë proces.

Disa prej gjetjeve kryesore:

Procesi ka ecur me ritme të ngadalta si në aspektin ngritjes së strukturave të vetingut ashtu edhe në vlerësimin e subjekteve. Aktualisht janë vlerësuar rreth 16% të subjekteve të shortlistuara.

Mbështetja institucionale për funksionimin e KJV është e pamjaftueshme për të siguruar mbarëvajtjen efektive të procesit.

Interesi i ulët i publikut dhe i grupeve të interesit për të mbikëqyrur këtë proces ka luhatur besimin e publikut ndaj tij.

Transferimi i vetingut drejt një strukture të qëndrueshme institucionale si ajo e SHCBA-se, nuk ofron garanci të mjaftueshme për të siguruar objektivitetin dhe pavarësinë e procesit.

Institucionet e angazhuara në procesin e vetingut dhe strukturat zbatuese të tij nuk sigurojnë transparencë të lartë dhe gjithëpërfshirje të plotë të publikut dhe grupeve të interesit në këtë proces.

RAPORT-I-MONITORIMIT-TE-PROCESIT-TE-VETINGUT-NE-POLICI