Raporti: Energjia e ripërtëritshme do të zgjerohet për 50 për qind për 5 vjet

Raporti: Energjia e ripërtëritshme do të zgjerohet për 50 për qind për 5 vjet

Sipas një raporti, furnizimi botëror me energji të ripërtëritshme në nivel botëror do të rritet për 50 për qind në pesë vjetët e ardhshëm. Kjo do të arrihet kryesisht për shkak të rritjes së prodhimit të energjisë diellore.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë raportoi se projektet për prodhimin e energjisë diellore, energjisë së erës dhe energjisë së prodhuar nga hidrocentralet janë duke u zhvilluar në nivelin më të lartë në katër vjetët e fundit.

Bazuar në raportin më të ri të kësaj agjencie, kapaciteti i energjisë diellore në botë deri në vitin 2024 do të rritet për 600 gigavatë. Në përgjithësi, prodhimi i energjisë së ripërtëritshme pritet të rritet për 1200 gigavatë në pesë vjetët e ardhshëm, që është sasi e barabartë me kapacitetin e përgjithshëm energjetik të Shteteve të Bashkuara.

“Kjo është një kohë e rëndësishme për energjinë e ripërtëritshme. Teknologjia e re është thelbi i transformimit të sistemit të energjisë. Kjo do të ketë ndikim pozitiv në zvogëlimin e ndotjes së ajrit dhe zgjerimin e qasjes në energji”, tha Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i kësaj agjencie.

Energjia e ripërtëritshme tash për tash përbën vetëm 26 për qind të sasisë botërore të energjisë së prodhuar, por kjo shifër pritet të shkojë në 30 për qind deri në vitin 2024, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.