Raporti për zgjedhjet, Taubadel përmend si problem mungesën e transparencës për financimin e fushatës

Raporti për zgjedhjet, Taubadel përmend si problem mungesën e transparencës për financimin e fushatës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim kryesuesen e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit, Viola Carmon Taubadel, e cila ka dorëzuar raportin e zgjedhjeve të parakohshme.

Kryeparlamentari Konjufca dhe europarlamentarja Von Cramon-Taubadel diskutuan për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit të kaluar dhe ecurinë e tyre.

Duke falënderuar misionin e BE-së për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e këtij procesi, edhe pse në cilësi të vëzhguesit, kryeparlamentari Konjufca theksoi se organizimi i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës tashmë ka arritur një nivel të kënaqshëm, dëshmia më e mirë të cilit është vet pranimi i rezultatit zgjedhor nga të gjitha subjektet politike garuese.

Kryesuesja e këtij misioni, Von Cramon-Taubadel, theksoi në mënyrë të veçantë faktin se zgjedhjet, duke marrë parasysh afatin e shkurtër kohor për t’u përgatitur, kanë qenë demokratike, të organizuara dhe të përgatitura shumë mirë.

Ajo tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë punë shumë të mirë, duke përgatitur në kohë materialet, gjë që duhet theksuar për shkak të kompleksitetit të procesit.

Problem serioz të këtyre zgjedhjeve, Von Cramon-Taubadel potencoi mungesën e transparencës për financimin e fushatës.​