Raptors baraspeshon gjithçka me Bucks

Raptors baraspeshon gjithçka me Bucks
8:27 | 22 Maj 2019

Toronto Raptors e ka barazuar në 2-2 serinë me Milwaukee Bucks pas fitores 120-102, në finalen e madhe të Konferencës së Lindjes.

Dy ndeshjet e para i takuan Bucks, por Raptors e shfrytëzuan në maksimum terrenin vendas dhe kësisoj baraspeshuan gjithçka.

Më i dalluari te vendasit ishte Kyle Lowry që realizoi 25 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime, transmeton lajmi.net.

Kontribut në fitoren e Torontos dhanë edhe Kawhi Leonard, Powell, Gasol e Ibaka me nga 19, 18, 17 dhe 17 pikë.

Te Bucks nuk mjaftuan 45 pikët e shënuara bashkë nga Middleton dhe Antetokounmpo, ndërsa vetëm Mirotic arriti pikë dyshifrore.

Ndeshja e ardhshme zhvillohet pas dy dite në arenën e Bucks. /Lajmi.net/

[embedded content]

[embedded content]

TAGS