Një burrë,i kthyer nga Italia është i sëmurë me koronavirus në Maqedoni, raportuan mediet, transmeton Almakos.
Pritet që informacioni të vërtetohet nga ana e ministrit të shëndetësisë,Venko Filipce në pres konferencën në ora 16.30
Jozyrtarisht bëhet fjalë për personin e tretë për të cilin paraprakisht ministri tha se rezultatet ende nuk janë gati.
I sëmuri me koronavirus vet është paraqitur në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, bashkërisht me dy pacient tjerë. Të gjithë kanë udhëtuar nga Italia në Maqedoni. Dy personat tjerë kanë qenë negativ ndaj koronavirusit.
Në ndërkohë, ashtu sic raportohet në medie, në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”janë të ndaluara vizita, dyert e një pjese prej klinikave janë mbyllur dhe po kryhet dezinfektim./Almakos/