Rasti i ri me COVID-19 në Memaliaj, ja nga u infektua 57-vjeçari

Rasti i ri me COVID-19 në Memaliaj, ja nga u infektua 57-vjeçari

Një rast i ri me COVID-19 u konfirmua në Memaliaj. Burimet raportojnë se pozitiv ka rezultuar një 57-vjeçar. Gjithashtu bëhet me dije se 57-vjeçari e ka marrë virusin nga djali i cili kishte ardhur nga Italia.



Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundt u konfirmuan 90 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë. Ndërsa situata paraqitet serioze me pacientë në terapi intensive, 81 të shtruar, 11 në terapi intensive, 5 të intubuar.