Alsat 2019-08-14T14:46:47+02:00
Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit njofton opinionin se në bazë të planit po ndërmerr veprime hetuese në drejtim të sigurimit të dëshmive dhe zbardhjen e plotë të rastit “Reket”.
Në rrjedhë është hetimi financiar në më shumë drejtime si dhe mbledhja e dëshmive që do të ndihmojë në vërtetimin e gjendjes faktike.
Në fakt një pjesë e pajisjes elektronike është dërguar për ekspertizë, ndërkohë që në një pjesë po bëhen përpjekje për dekriptimin e përmbajtjeve të gjetura në to.
Loading…