11 June 2018 / 16:31
Dy të akuzuarit për dhunë ndaj Ziadin Selës, Ceo Georgievski dhe Stojan Pavllevski pranuan fajin për veprën e kryer. Në fjalën përfundimtare prokurori tha se duke pasur parasysh se të akuzuarit pranuan fajin, Gjykata duhet t’i shpall për fajtorë. I akuzuari Cejo Georgievski në fjalën përfundimtare tha se pendohet që ka hyrë në Kuvend dhe se nuk ka dashur të lëndojë askënd. Ndërsa i akuzuari tjetër Stojan Pavllevski tha se pas rikualifikimit pret lirimin e tij.
Pas ndryshimit të akuzës pres lirim, dënim me kusht sepse nuk kam kryer vepër të rëndë ndaj deputetëve ose tjerëve kështu që do të shohim çfarë do të ndodh, i mbetet gjyqit të vendos. Nuk do të hyja më edhe sikur të digjej gjithandej – tha Stojan Pavllevski, i akuzuar.
Me kërkesë të avokatëve, Gjykatësja ndau procedurën për të dy të akuzuarit nga pjesa tjetër e të akuzuarve. Pala mbrojtëse në fjalët përfundimtare kërkoi nga gjyqi të marrin parasysh faktin që klientët e tyre nuk akuzohen për vepra të tjera dhe të njëjtit nuk kanë shkelur rendin e gjykatës. Në seancën e kaluar Sasho Senkov u lirua nga akuza ndërsa, për Ceo Georgievskin dhe Stojan Pavllevskin lënda u rikualifikua nga tentim vrasje në vepër penale dhunë. 7 të tjerët mbetën në akuzën e njëjtë tentim vrasje. Të akuzuarit Aleksandar Janevski Toshta pas keqësimit të gjendjes shëndetësore në seancën e kaluar iu caktuar masa burg shtëpiak. Vendimi gjyqësor do të mësohet në seancën e 13 qershorit.
Elmedina Aliji