Alsat 2019-10-22T15:28:42+02:00
Gjykimi për arrestimin e Lube Boshkoskit ia nis nga fillimi për shkak të ndërrimit të porotës dhe për shkak të kalimit të afatit 90 ditor nga seanca në seancë. Pas gati se një viti e gjysmë, i gjithë procesi do të duhet të përsëritet, që do të thotë dëgjimi i të gjithë dëshmitarëve përsëri. Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe gjashtë anëtarë të njësitit Alfa sot deklaruan se janë të pafajshëm. Para se të nisë gjykimi nga fillimi, avokati i Mijallkovit kërkoi që gjykata ta ndërpresë procedurën penale me arsyetimin se për këtë rast kompetencë ka pasur vetëm PSP-ja, e jo prokuroria e rregullt e cila i mori lëndët. Gjykata e hodhi poshtë këtë propozim. Gjykimi vazhdon më 5 nëntor.
Alsat
Loading…