RB Lajpcig në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

RB Lajpcig në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Lisbonë, 13 gusht 2020 (MEDIAL) – Ekipi i Red Bull Lajpcigut është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur 2:1 Atletiko Madridin.

Dani Olmo hapi serinë e golave në ndeshje duke i dhënë epërsinë klubit nga Bundesliga në minutën e 51-të. Zhao Feliks barazoi gjithçka 20 minuta më pas, njofton Koha.net.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras e gjithçka të shkonte drejt vazhdimeve, Tyler Adams realizoi dy minuta para fundit për t’i shuar shpresat spanjollëve.

Në gjysmëfinale, Lajpcigu do të takohet me Paris Sen Zhermenin. fab/