Komunikata zyrtare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në pres konferencën e mbajtur më 12.9.2019 lidhur me kryerjen e detyrës time, rektor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup e kam pranuar me mosbesim.
E shfrytëzoj rastin që opinionit t’ia them këtë:
- Rektori që të mund të jetë rektor së pari duhet të jetë profesor. Që të jetë profesor i Fakultetit të Mjekësisë duhet të ketë marrëdhënie të dyfishtë të punës në Klinikën përkatëse dhe në Fakultetin e Mjekësisë. Kjo është e rregulluar me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, Ligjin për arsim të lartë, Aneksin për marrëveshje kolektive (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.33/2011), marrëveshje mes Fakultetit të Mjekësisë dhe Klinikës për kirurgji digjestive nga 21.4.2009 dhe marrëveshjes me Senatin e UKM-së nga viti 2016. Të gjithë profesorët për lëndët klinike të Fakultetit të Mjekësisë kanë marrëdhënie pune të dyfishtë.
- Profesorët e lëndëve klinike konform rregullave marrin një rrogë nga dy punëdhënës, nga Fakulteti i Mjekësisë dhe nga Klinika përkatëse. Atë që rektori e pranon nga Rektorati është shtesë funksionale e pagës derisa e kryen funksionin e rektorit. Ajo nuk është pagë. Kjo ka qenë edhe për gjithë rektorët e tjerë. Asnjë rektori deri tani nuk i ka pushuar marrëdhënia e punës siç kërkon KSHPK, pasi rektori është funksion udhëheqës, jo e përzgjedhur dhe emëruar si funksionet shtetërore.
- Rektori nuk mund 30 për qind të kryejë aktivitet shëndetësor siç thekson KSHPK, nëse nuk është i punësuar në institucion shëndetësor. Aktiviteti shëndetësor nevojitet për edukim praktik të studentëve. me marrjen e aktivitetit shëndetësor rektori nuk mund të jetë as profesor. Deri tani nuk ka pasur rast në asnjë universitet rektori njëkohësisht të mos jetë profesor.
- Të pabaza dhe kundërkushtetues dhe kundërligjor janë akuzat për mosekzistim të rregullores e cila “duhej” të sjell drejtori i Klinikës për kirurgji digjestive kur ekziston marrëveshje kolektive për aktivitetin shëndetësor ku sipas koeficienteve kryhet pagesë e rrogës në aktivitetin shëndetësor.
E mbaj të drejtën time, pas gjetjeve të KSHPK-së në formë të shkruar përsëri ta informojë opinionin.
Prof dr. Nikolla Jankullovski, rektor i UKM-së.