Reagim i PRSD­-së për vendimin e presidentit Ivanov

Partia e Re Social Demokratike reagoi për vendimin e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov për pezullimin e të gjitha procedurave kundër politikanëve.

“Më 8 shtator 1991 qytetarët e shpallën Republikën e Maqedonisë të pavarur dhe sovrane, ndërsa më 12 prill 2016, në orën 15:30, Gjorge Ivanov në cilësinë e prsidentit të shtetit me një akt të njëanshëm e përmbysi vullneti dhe e pezulloi Republikën e Maqedonisë si shtet”, thuhet në reagim.

Përndryshe dje pasdite, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.