Shkup, 10 gusht 2020
Partia opozitare e VMRO-DPMNE-së përpiqet SHA EMV-në të mos ia shesë furnizuesit universal EVN Houm gjithë energjinë elektrike e cila i nevojitet për furnizim të qytetarëve, por vetëm 75% ndërsa pjesën tjetër EMV ta shesë në tregun e lirë dhe të fitojë më shumë.
A janë të vetëdijshëm VMRO-DPMNE se kjo do të thotë se furnizuesi universal do të duhet pjesën prej 25% ta blejë pikërisht në tregun e lirë për çmim shumë të lartë? Dhe se kjo do të thotë rritje drastike e çmimit të energjisë elektrike?
A bën përpjekje VMRO-DPMNE për çmim dyfish më të lartë të energjisë elektrike për qytetarët? E dukshme është se partia opozitare merret vetëm me politikën ditore dhe deklaratat pa ide jokonsistente prej të cilave askush në shtet nuk ka interes.
Edhe njëherë përmendim se çmimi i SHA EMV është më i ulët për 55% nga çmimi i energjisë elektrike në tregun e lirë.
Potencojmë edhe se kompania i ndërmerr të gjitha masat për optimizëm të prodhimtarisë dhe të shpenzimeve, ndërsa në të njëjtën kohë zbaton investime në burimet e ripërtërira nga mjetet personale të cilat i siguron me punën e tyre, si dhe nga linjat e institucioneve financiare botërore, të cilat pastaj rregullisht i servison.
SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut