20 Tetor 2018 / 15:32
Urime miku im Zoran Zaev! Votimi i mbrëmjes së sotme është një hap i madh përpara suksesit tonë të përbashkët. Një hap me të vërtetë i rëndësishëm për një të ardhme paqeje dhe shprese për popujt tanë” – shkroi Aleksis Cipras, Kryeministër i Greqisë
Duke komentuar votimin e mbrëmshëm, ish shefi i diplomacisë greke, Kocias, tha se është ministri më i lumtur në dorëheqje Ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos ka shkruar në Tuiter se është turp që në Evropën e vlerave dhe demokracisë, jepen para për të votuar. Ndërmjetësi i OKB-së për emrin Methju Nimic përgëzoi të gjitha forcat politike në vend, dhe veçanërisht lidershipin e saj në këtë vendim të rëndësishëm.
Ky është një hap i mirëpritur jo vetëm për vendin tuaj, por edhe për rajonin dhe për Evropën. Dua të përgëzoj të gjitha forcat politike në vend dhe lidershipin e saj në mënyrë të veçantë për këtë vendim të rëndësishëm” – u shpreh Methju Nimic, Ndërmjetës i OKB-së për emrin
Votimin e mbrëmshëm e mirëpriti edhe ambasadori amerikan në vend Xhes Bejlli
Urime Kuvendit të Maqedonisë nismën për të filluar ndryshimet kushtetuese ashtu siç e parasheh Marrëveshja e Prespës. Deputetët e të gjitha partive treguan guxim dhe lidership duke u bashkuar për të ndihmuar vendin e Maqedonisë në rrugë drejt Perëndimit, për në NATO dhe në BE” – theksoi Xhes Bejlli, Ambasador i SHBA-ve
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, përmes një deklarate të përbashkët, përshëndetën botimin e mbrëmshëm për qasjen drejt ndryshimeve të Kushtetutës. Ata thanë se BE-ja fuqimisht e përkrahë marrëveshjen historike të nënshkruar nga kryeministrat Zaev dhe Cipras në qershor të këtij viti dhe se nevojitet guxim politik, lideriship dhe përgjegjësi për zgjidhjen e njërit prej kontesteve më të vjetra në rajon. Edhe presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk përshëndeti miratimin e ndryshimeve kushtetuese duke porositur se Maqedonia është një hap më afër bashkësisë euroatlantike. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se tani i mbetet liderëve qeveritarë dhe politikë t’i përfundojnë procedurat për kompletimin e marrëveshjes për emrin dhe ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për ta çuar vendin në NATO. Nevojën për ndryshimet kushtetuese e mirëpritën edhe liderët e vendeve të rajonit. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta përgëzuan kryeministrin Zaev. Votimin e përshëndetën edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Votimi i mbrëmshëm në Kuvend për nisjen e ndryshimeve kushtetuese morri vëmendje të madhe edhe nga mediat e huaja botërore si Reuters,Associated Press,BBC,The Njuë York Times,ëashington Post dhe Al Jazeera.
Valmira Zendeli