Reagimi i Rudigerit tregon më së miri bukurinë e golit të Sturridges

Liverpooli shpëtoi nga humbja e parë sezonale në Ligën Premier.

Daniel Sturridge shënoi në minutën e 89-të një gol fantastik nga distanca për barazimin 1-1 ndaj Chalseat.

Por, bukurinë e këtij goli më së miri e tregon reagimi i mbrojtësit të Bluve, Antonio Rudiger.

Lexo po ashtu:

Gjermani pas golit thjesht buzëqeshi bashkëlojtarëve dhe bëri me shenjë nga sulmuesi anglez i Reds se gjuajta e tij ishte thjesht e pandalshme.

Nga shtatë takimet e para në PL skuadra e Jurgen Klopp ka vetëm një barazim, ashtu si ajo e Pep Guardiolas.

Të dy këto skuadra në xhiron tjetër përballën në mes vete, kështu do të jetë një ndeshje për mos t’u humbur.

Chelsea në ndeshjen tjetër është mysafir i Southamptonit. /Telegrafi/

TAGS