Reagimi i shpejtë policor, ua pamundëson kryerësve të vjedhin një traktor në Klinë

Reagimi i shpejtë policor, ua pamundëson kryerësve të vjedhin një traktor në Klinë

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Klinë, të hënën ka pranuar informatë se persona të dyshuar janë duke e tërhequr me veturë një traktor nëpër një fushë në fshatin Gjurgjevik i Vogël të komunës së Klinës.

Njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe pas një kohe shumë të shkurtër kanë arritur ta gjejnë traktorin e tipit ‘DAF’, kurse personat e dyshuar kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Pas një kohe përmes telefonit ka telefonuar policinë një person i kombësisë serbe, ku sipas tij iu është vjedhur traktori në fshatin Videjë- Klinë.

Lidhur më këtë rast janë angazhuar njësitet përkatëse të policisë për të marrë masat e nevojshme adekuate dhe për këtë është informuar Prokurori i Shtetit, ndërsa traktori i është kthyer pronarit.

Hetuesit e Stacionit Policor në Klinë janë duke punuar intensivisht për të arritur që të identifikojnë dhe të arrestojnë kryerësin apo kryerësit e veprës së cekur më lart. /Telegrafi/

TAGS