Reagon ambasada e Kosovës në Francë, pas përfshirjes nga zjarri të katedrales Notre Dame

Reagon ambasada e Kosovës në Francë, pas përfshirjes nga zjarri të katedrales Notre Dame

Ambasada e Kosovës në Francë, ka reaguar pas përfshirjes nga zjarri të katedrales Notre Dame në Paris.

Në një postim në Twitter, ambasada e Kosovës shkruar se është dramë dhe mëkat që ndjekin me aq shumë solidaritet dhe dhembshuri për francezët dhe besimtarët e të gjithë botës.

“Në tronditjen dhe trishtimin e zjarrit të tmerrshëm në [email protected] Dramë dhe mëkat që ndjekim me aq shumë solidaritet dhe dhembshuri për francezët dhe besimtarët e të gjithë botës. Një trashëgimi botërore për të cilën jemi të lidhur të gjithë” shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës në Twitter.

Lexo po ashtu:

Ndryshe rreth kësaj ngjarje kanë reaguar edhe liderët kosovarë si presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradinaj, të cilët kanë quajtur ngjarje të dhimbshme përfshirjen nga zjarri të katedrales Notre Dame./Telegrafi/

Lexo po ashtu:

Po ashtu edhe liderët botërorë si presidenti amerikan Donald Trump, dhe kancelarja Angela Merkel, kanë reaguar lidhur me këtë ngjarje.

Lexo po ashtu:

TAGS