16 July 2018 / 18:43
Deklaratën e kryeministrit Zaev se biznesmenë rus kanë nxitur protestues kundër marrëveshjes për emrin, ambasada ruse në vend e cilëson si të papërgjegjshme politikisht.
“Deklarata e Zaevit vendos në pikëpyetje sinqeritetin e angazhimit të Qeverisë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Rusinë. Me keqardhje konstatojmë se rusofobia gjithmonë e më shumë bëhet vegël e politikës së jashtme por edhe të brendshme”, thuhet në reagimin e ambasadës, të publikuar në rrjetin social twitter.