Real Madrid afër finalizimit të marrëveshjes me Reinier

Real Madrid afër finalizimit të marrëveshjes me Reinier
23:57 | 3 Janar 2020

Real Madrid është afër finalizimit të marrëveshjes me yllin brazilian, Reinier, me familjen që tashmë po konsideron ofertën.

‘Los Blancos’ shpresojnë të mbyllin një marrëveshje për tinejxherin, i cili në janar mbush 18 vite.

Reinier, anëtar i Flamengo, shihet si një nga lojtarët më premtues në Brazil, dhe pritet të kalojë në La Liga, transmeton lajmi.net

Tashmë, familja e lojtarit është duke shqyrtuar ofertën e  Real Madrid, dhe gjithçka pritet të finalizohet së shpejti.

Reinier do t’iu bashkohej emrave si Vinicius JR e Rodrygo, që gjithashtu shihen si e ardhmja e futbollit brazilian. /Lajmi.net/

TAGS