Real Madrid e vendos në shitje lojtarin e shumëkërkuar

James Rodriguez i duhet të fillojë të gjejë një skudër të re për sezonin 2020/2021.

El Confidencial raporton se Real Madrid ka vendosur të nxjerrë në treg mesfushorin kolumbian në afatin kalimar veror.

Lojtari do të jetë i lirë të negociojë për të gjetur skuadër, por edhe Real Madrid do të shqyrtojë ofertat më të mira.

28 vjeçari ka qenë i kërkuar me ngulm nga Napoli verën e kaluar, kur këtë skuadër e drejtonte Carlo Ancelotti, pa harruar të përmenden edhe disa oferta nga Premierliga.

Serie A, por edhe Premierliga shihen si destinacionet më të mundshme për James, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Bayern Munich, Porto dhe Monaco.

Pikërisht nga Monaco, lojtari në vitin 2014 ishte transferuar te Real Madrid. për 80 milionë euro

MEDIAL.mk