Real Madrid i përgjigjet skuadrës angleze për Asension

Real Madrid i përgjigjet skuadrës angleze për Asension
9:19 | 24 Maj 2019

Marco Asensio nuk do të largohet nga Real Madrid.

‘Los Blancos’ i janë përgjigjur Tottenham Hotspur se Marco Asensio nuk është në shitje, dhe se nuk do të pranojnë asnjë ofertë rreth talentit të tyre spanjoll.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘AS’, që vjen si reagim i shkrimeve të pak ditëve më parë ku Tottenham raportohej se po kërkon transferimin e Asension në Premierligë, përcjell ‘lajmi.net’.

Spanjolli është i kontraktuar me Real Madridin deri në vitin 2023, dhe dëshiron ta vazhdojë qëndrimin në Bernabeu.

Asensio këtë sezon në La Liga ka shënuar vetëm një gol, duke asistuar edhe katër herë në 30 paraqitje në La Liga./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS