Real Madrid ka harruar të fitojë

Real Madrid ka harruar të fitojë

12:07 |

Real Madridi ka harruar se si të fitojë.

Barazimi ndaj Villarreal është vetëm dështimi i fundit në një trend që është rritur që nga sezoni i kaluar.

Në 14 ndeshjet që kur Zinedine Zidane u kthye në pankinë, Los Blancos kanë arritur vetëm gjashtë fitore, katër barazime dhe katër humbje, përcjell lajmi.net.

Në tre ndeshjet e para, rivalët e qytetit Atletico Madrid janë distancuar katër pikë në krye të tabelës.

Vetëm fillimi i dobët i Barcelonës ofron lehtësim për Real Madridin. /Lajmi.net/ 

autor: Lajmi.net

12:16 |

TAGS