Real Madrid, klubi më i vlefshëm në Evropë

Real Madrid, klubi më i vlefshëm në Evropë
18:06 | 28 Maj 2019

Problemet brenda në fushë nuk e kanë ndalur Real Madridin të jetë skuadra më e vlefshme në Evropë për këtë sezon.

Los Blancos udhëheqin listën, duke u pasuar nga Manchester United ndërsa Barcelona ka mbetur jashtë podiumit.

Sipas edicionit të fundit të Vlerësimit të Klubeve të Futbollit: Elita Europiane, e përgatitur nga KPMG, Reali vlerësohet në 3.224 milion euro, përpara 3.207 milion eurot e Unitedit, përcjell lajmi.net.

Barcelona radhitet e katërta në listë me 2,676 milionë euro që janë kapërcyer nga Bayern Munich, që kthehet në pozitën e tretë.

Çuditërisht, katalanasit u zhvleftësuan më shumë se kushdo tjetër në listën e 30 ekipeve, së bashku me Arsenalin, të cilët tani janë në pozitën e tetë me një vlerësim prej 2.008 milion euro.

10 klubet më të vlefshme janë Reali dhe Barcelona, top-gjashtë ekipet e Premier Ligës, Bayerni dhe Juventusi. /Lajmi.net/ 

[embedded content]

TAGS