Real Madrid në ‘shok’, Tottenham ua tregon çmimin e Harry Kane

Real Madrid po vazhdon ta vuajë vendimin për ta shitur Cristiano Ronaldon verën e kaluar.

Kampionët e Evropës, pas suksesit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, u pajtuan të largojnë Ronaldon, duke e shitur atë te Juventus për 115 milionë euro.

Zëvendësimi i portugezit erdhi nga Lyon. Bëhet fjalë për sulmuesin Martino Diaz, i cili vendosi ta marrë fanellën me numër 7 të Ronaldos.

Lëndimet e shpeshta të Diaz dhe të Bale, dhe jo vazhdimësia e Benzemas për të gjetur rrjetën, kanë detyruar Real Madridin që të mendojnë për transferimin e një sulmuesi të dëshmuar.

Emri i preferuar është ai i Tottenham, Harry Kane.

Por, transferimi i Kane ka filluar të bëhet shumë i vështirë. ‘AS’ shkruan se Tottenham i ka kërkuar Real Madridit hiq më pak se 350 milionë euro për sulmuesin anglez, diçka që ka tronditur skuadrën nga Madridi.

Tottenham shumë shpejtë pritet të zhvendosën në stadiumin e ri, dhe investimet e mëdha në atë stadium, shpresojnë t’i mbulojnë nga shitja e sulmuesit të tyre, vlera e të cilit në treg vazhdon të rritet dita-ditës./Lajmi.net/