Real Madridi interesohet për Lozanon

Real Madridi është i interesuar të nënshkruajë këtë verë me sulmuesin e PSV Eindhoven dhe reprezentuesin e Meksikës, Hirving Lozano.

Meksikani ka qenë një nga yjet e hershme të Kupës së Botës këtë verë, pasi ai shënoi një gol të mirë individual nga Gjermanisë.

Ky gol i Lozanos ia dha kombit të tij një fitore të madhe ndaj Gjermanisë duke i dhënë mundësia të mira për kalimin tutje nga grupi.

Lexo po ashtu:

Sipas mediumit Diario AS dhe Record, kampionët evropianë janë të interesuar të nënshkruajnë me lojtarin që vlerësohet në 35 milionë euro.

Lozano shënoi golin e fitores ndaj Gjermanisë (Getty Images)

Edhe kampioni italian, Juventusi, është i interesuar të nënshkruajnë sulmuesin e talentuar meksikan.

Raporti supozon se një marrëveshje e tillë do të ishte të parashikonte daljen e mundshme të Gareth Bale këtë verë.

Lexo po ashtu:

Lozano thuhet se është një sulmues i gjerë i cili është i aftë të luajë në anën e djathtë ose të majtë të një sulmi me tre ose si sulmues i dytë.

Ish-ylli i Pachucas u bashkua me PSV-në në vitin 2017 dhe ka shënuar tetë herë në 29 ndeshje ndërkombëtare. /Telegrafi/

Lexo po ashtu:

TAGS