Real Madridi kërkon Dybalan për Iscon

Juventusi po vazhdon ndjekjen e mesfushorit Isco, por Real Madridi po kërkon Paulo Dybalan në një marrëveshje shkëmbimi, raporton gazeta Tuttosport.

Zonja e Vjetër ka bërë publik interesimin e tyre në reprezentuesin e Spanjës, duke shpresuar që të transferojnë atë pas zhgënjimit të tij të dukshëm në Bernabeu.

26-vjeçari po luan pak, kryesisht si zëvendësues këtë sezon dhe situata nuk ka ndryshuar sigurisht që kur Santiago Solari mori drejtimin nga Julen Lopetegui.

Lexo po ashtu:

Juventusi shpreson të bëjë maksimumin për të nxitur një transferim, por Real Madridi është ende i zemëruar me ta për mënyrën se si ia morën Cristiano Ronaldon.

Sipas gazetës Tuttosport, nëse ata do të lejojnë Iscon të largohet dhe të përforcojnë edhe më tej Juventusin, atëherë Reali do të kërkojë Dybalan si pjesë të marrëveshjes.

Lexo po ashtu:

Vlera e transferimit të Iscos është vlerësuar në 80 milionë euro, ndërsa Dybala besohet të jetë me vlerë të paktën 100 milionë.

Kandidatë të tjerë në çdo shkëmbim të mundshëm thuhet se do të ishin Alex Sandro dhe mesfushori Miralem Pjanic. /Telegrafi/

TAGS