Real Madridi paralajmëron spastrim, verës i largon shtatë yje

Real Madridi po planifikon që të realizojë një spastrim masiv të yjeve në fund të sezonit.

Shefi i Okdiarios, Eduardio Inda, ka folur për El Chirionguito de Jugones, duke thënë se tifozët e Realit duhet të presin ndryshime të mëdha në verë.

Ai ka paralajmëruar largimin e shumë yjeve të mëdha nga Real Madridi.

“Në këtë temë ka pajtueshmëri absolute, sidomos me yjet të medha”.

“I pari është një djalosh që më pëlqen shumë, e që nuk do ta largoja, ai është Lucas Vazquez”.

“I dyti është po ashtu një mik i mirë i imi, por që do largohet, ai është Marcelo”.

“I tregi është portieri i cili ka fituar tri Liga të Kampionëve, Keylor Navas. I katërti është një lojtar që mund të jetë fitues i Topit të Artë, por ai luan në 45 për qind të ndeshjeve sepse në pjesën tjetër është i lënduar. Pof las për Gareth Bale”.

“Tjetri nuk është i ri, ai kalon gjithë kohën në stol, nuk është ndonjë befasi për mua. Ai është lojtar i madh dhe më vjen keq që do të largohet, ai është Isco Alarcon”.

“Më pas është një talent tjetër me aftësi të mëdha, por ai është në dyshim sa herë luan, Dani Ceballos. I shtati është një djalosh për të cilin kam dashurit ë madhe dhe të cilin e kam parë duke luajtur më mirë në shumë raste. Ai po ashtu ka problem me lëndime, e ai është Jesus Vallejo”, u shpreh Eduardio Inda.

Real Madridi si duket po bën plan për ndryshime të mëdha për këtë verë, të cilat do të ndryshojnë rrënjësisht skuadrën. /Telegrafi/

TAGS