Real Madridi pas mesfushorit të Napolit

Emri i Fabián Ruiz i shtohet listës së mesfushorëve që janë në orbitën e Real Madridit. Skuadra mbretërore po rrezikon shumë në këtë sezon, pasi në dispozicion të Zinedine Zidane janë vetëm 4 mesfushorë të pastër (Casemiro, Kroos, Modric dhe Valverde), ndaj është e domosdoshme ndërhyrja në merkato për të plotësuar këtë vakancë.

Në optikën e kësaj urgjencë që ka Reali, lojtari i Napolit i bashkohet kastit luksoz të përbërë nga Eriksen, Van de Beek dhe Pogba, ku shihet zgjidhja e këtij problemi.

Drejtuesit e Realit, të cilët mendojnë ta blejnë Fabian Ruizin verën e ardhshme, kanë filluar ta ndjekin nga afër zhvillimin e lojtarit në radhët e Napolit.

Në moshën 23-vjeçare, tashmë ai është titullar fiks në formacionin e ndërtuar nga Ancelotti si dhe te përfaqësuesja e Spanjës, e drejtuar nga Roberto Moreno. Te Reali vlerësojnë shumë cilësinë, personalitetin dhe faktin që është në moshë te re.

Sidoqoftë, për momentin interesi nuk shkon përtej një mbikëqyrje të situatës. Është fakt që për Ruiz ka shfaqur interes edhe Barcelona, kështu që drejtuesit e “Los Blancos” e kanë të qartë se nuk do të jetë e lehtë për të siguruar shërbimet e tij.

Lojtari nuk ka klauzolë largimi në kontratën që ka nënshkruar me Napolin, që do të thotë se negociatat me presidentin e Napolit, Aurelio de Laurentiis, do të ishin torturuese dhe pothuajse një mision i pamundur.

Kontrata e Fabian Ruiz me Napolin përfundon në vitin 2023 kështu që klubi italian nuk ka ndonjë nxitim për ta shitur. Përkundrazi, ka nisur përpjekjet për ta bindur që të rinovojë kontratën, duke përfshirë klauzolën e largimit për shifrën e 100 milionë eurove.

BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/