Reali dëshiron Piatekin që në janar

Tash esht Koha

Real Madridi ka shfaqur interesim të nënshkruajë në janar me yllin e Genoas, Krzysztof Piatek.

Sipas Diario AS, Los Blancos dëshirojnë 23-vjeçarin, por fillimisht vetëm në formë të huazimit.

Polaku është sensacioni i këtij sezoni në Itali, në 19 paraqitje për skuadrën italiane ai ka shënuar 21 gola të gjithë garat. Në Serie A më mirë se ai ka bërë vetëm Cristiano Ronaldo (14), i cili ka një gol më shumë.

Krzysztof Piatek gjatë një momenti të ndeshjes Frosinone-Genoa në stadiumin Benito Stirpe (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Piatek iu bashkua Genooas nga Cracovia Krakow në verën e fundit për 4.5 milionë euro dhe tani pas tij janë gjysma e klubeve të njohura evropiane.

Besohet se vlera e kartonit të tij është rreth 60 milionë euro, edhe pse presidenti i klubi ka thënë se lojtari nuk do të shitet gjatë janarit.

Lexo po ashtu:

Reali po kalojnë një sezon mjaft të dobët, ku deri më tani kanë shënuar 26 gola në La Liga.

Për lojtarin kanë shfaqur interesim edhe skuadrat e mëdha italiane dhe ato angleze. /Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS