Reali me veprim fantastik, transferon djalin e Antonio Reyes

Reali me veprim fantastik, transferon djalin e Antonio Reyes
18:51 | 24 Qershor 2019

Djali i të ndjerit Jose Antonio Reyes, Jose Antonio Reyes Lopez, është bashkuar me akademinë e re të Real Madridit.

11-vjeçari ka vënë penën në letër në një marrëveshje me gjigandët spanjollë dhe ka postuar foto në Instagram të dielën për të konfirmuar lajmin.

”Jam shumë i lumtur dhe krenar për të filluar një kapitull të ri te Real Madrid “, shkroi ai si mbititull në foto ku shihej në fushën stërvitore të ‘Los Blancos’, përcjell lajmi.net.

“Unë dua të falënderoj të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur dhe më kanë besuar mua, veçanërisht familjen time. Unë do të vazhdoj të kënaqem, të punoj dhe të mësoj me përulësi”.

Reyes Lopez do të bashkohet me ekipin e të rinjve të Realit nga sezoni i ardhshëm, duke qenë më parë te Leganes. Ai kishte rënë dakord të bashkohej me Realin përpara vdekjes së babait të tij – një veprim që klubi i tij i ri e nderoi.

Babai i tij vdiq më 1 qershor kur me makinën Mercedes Brabus S550V u rrotullua në autostradën A-376 pranë qytetit Alcala de Guadaira afër Sevilles.

Makina mendohet të ketë goditur disa blloqe betoni skaj autostradës para se të rrokulliset dhe të shpërthejë në flakë. /Lajmi.net/

TAGS