Reali ofron 110 milionë euro për Rashfordin

Tash esht Koha

Real Madrid planifikon një ofertë prej 110 milionë eurove për sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

The Sun shkruan sot se sulmuesi po vazhdon të diskutojë kushtet e një kontrate të re me Djajtë e Kuq.

Kjo ka inkurajuar gjigantët spanjollë se mund të ulen dhe të bisedojnë me reprezentuesin anglez, i cili këtë vit po shkëlqen nën urdhrat e trajnerit norvegjez, Ole Gunnas Solskjaer.

Marcus Rashford

Real kanë vazhduar të mbajnë linjat e komunikimit me kampin e Rashfordit dhe besohet se do të arrihet një marrëveshje në parim brenda këtyre ditëve.

Ata kanë garantuar atë se do të ishte sulmuesi i tyre numër një dhe do të ketë trajtim më të veçantë.

Futbollisti tashmë paguhet 70 mijë euro në javë dhe ka mundësi ta zgjas kontratën që i përfundon sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu:

United thuhet se është gatshëm t’ia trefishoj pagën javore futbollistit, të cilën e shohin si pjesë të rëndësishme të klubit.

Ndryshe, 21-vjeçari deri më tani ka pasur 99 paraqitje për skuadrën angleze duke shënuar 25 gola. /Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS