Reali për shkëmbimin e bujshëm: S’ka për të ndodhur kurrë!

Reali për shkëmbimin e bujshëm: S’ka për të ndodhur kurrë!

Real Madrid ka hedhur poshtë idenë e një shkëmbimi të mundshëm “kokë më kokë” midis Sadio Mane dhe Vinicius Junior.

Kjo ide ka ardhur nga Liverpool-i, që iu kundërpërgjigj në këtë mënyrë ekipit madrilen pas kërkesës së këtij të fundit për sulmuesin nga Senegali.

Mediat spanjolle konfirmojnë se fillimisht ka qenë Reali ai që ka kërkuar të mësojë nga Liverpool shumën që kërkon sulmuesin 27-vjeçar.

Përgjigjja që erdhi nga drejtuesit e “Reds” ishte: “Nuk duam parà, në shkëmbim duam 18-vjeçarin brazilianin Vinicius Junior”, transmeton telesport.al.

Pasi kanë marrë përgjigjen, Real Madrid ka replikuar prerë: “Ky shkëmbim nuk ka për të ndodhur kurrë”.

[embedded content]

TAGS